Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka takuar përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar Konjufca njofton se ka diskutuar me Escobar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, për procesin e dialogut dhe Marrëveshjen e Ohrit, si dhe hapat e mëtejmë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.