Kuvendi i Kosovës votoi me 62 vota Qeverinë e re të udhëhequr nga kreu i Partisë Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti. Qeveria e re u mbështet edhe nga nëntë deputetë të komuniteteve joshumicë dhe nga Nenad Rashiq i pakicës serbe. Ndërkohë tetë nga nëntë deputetët e Listës Serbe votuan kundër. Gjatë votimit munguan deputetët e PDK, LDK dhe Aleancës. Përbërja e kabinetit qeveritar mbetet e njëjtë me atë të Qeverisë së tretë të drejtuar nga Kurti, i cili e nisi fjalën me një mbështetje për ish-krerët e UÇK.