Top News- Kosova mbetet ‘peng’ e certifikatës/ Tregu i BE mbetet i mbyllur për produktet e qumështit
27/07/2026 13:01

produktet e qumështit nga Kosova nuk mund të shiten në tregun më të madh në Evropë, për shkak të mungesës së dokumentacionit të njohur nga BE, certifikatës veterinare. Për pasojë, industria e qumështit mbetet e kufizuar në tregun vendor prej rreth 1.6 milion banorësh dhe në disa vende të rajonit. Përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë se kjo po krijon një efekt zinxhir, ku fermerët përballen me teprica të qumështit, fabrikat nuk i shfrytëzojnë kapacitetet e tyre dhe mundësitë për rritje mbeten të bllokuara. Sipas tyre, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ende nuk i ka përmbushur kriteret e Bashkimit Evropian për t’u autorizuar të lëshojë certifikata veterinare të vlefshme për eksport. Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë tregojnë se vetëm gjatë vitit 2024, industria e qumështit në Kosovë prodhoi produkte me vlerë prej 135.2 milionë eurosh. Megjithatë, kjo mjafton për të mbuluar vetëm rreth 66 për qind të nevojave të tregut vendor, ndërsa pjesa tjetër plotësohet përmes importit. Ndërsa Kosova importon sasi të konsiderueshme të produkteve të qumështit, eksporti mbetet i kufizuar tërësisht në tregjet e rajonit. Gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, Kosova eksportoi produkte të qumështit kryesisht në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, në vlerë prej rreth 478 mijë eurosh.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44