Qeveria e Kosovës ka vendosur të shfuqizojë vendimin për vendosjen e letrës ngjitëse në automjetet me targa serbe. Përmes një njoftimi për media, bëhet me dije se ky vendim erdhi në mbledhjen e rradhës të ekzekutivit “Heqja e regjimit të letër ngjitësve/stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.