Kryeministri Albin Kurti, përfaqësues ndërkombëtarë, liderët e opozitës dhe qytetarë të shumtë kanë udhëtuar të dielën drejt Reçakut për të kryer homazhe në nder të martirëve të vrarë nha ushtria serbe para 24-vjetësh. Në Recak, forcat paramilitare serbe kryen një prej masakrave më të rënda në Kosovë. Dyzetepesë civilë shqiptarë në fshatin u bënë pikë kthese vendimtare në luftën e Kosovës Masakrimi i tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbë, më 15 janar të vitit 1999, bëri që bashkësia ndërkombëtare të niste kthesën për çështjen e Kosovës.