Heqja e vizave për Kosovën pritet të shtyhet për në vitin 2023, pavarësisht se Prishtina ndodhej prej vitesh në dhomën e pritjes, pas plotësimit të të gjitha kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian. Vendet anëtare të BE-së kanë propozuar që vizat për shqiptarët në anën tjetër të kufirit të hiqen nëntorin e ardhshëm. Në takimin e grupit punues për vizat, një pjesë e vendeve të BE janë pajtuar që vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 nëntor 2023, kur do të nisë edhe zbatimi i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).