Top News/ Kosova feston Ditën e Çlirimit / 25 vite nga hyrja e trupave të NATO-s në vend
12/06/2024 12:08

Kosova po shënon 25-vjetorin e Ditës së Lirisë apo Çlirimit të Kosovës, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të aleancës veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, shkroi në rrjetin social X se ndihet mirënjohës për 25 vjet paqe në Kosovë. Clinton është nderuar në Kosovë për kontributin e tij në çlirimin e vendit. Në Prishtinë, në sheshin e emëruar për nder të Clintonit ndodhet edhe një shtatore e tij. Clinton luajti rol kyç në çlirimin e Kosovës më 1999, pasi punoi me aleatët e tjerë të NATO-s për ndërmarrë veprime ushtarake në mbrojtje të popullit të Kosovës. “Mund t’i raportoj popullit amerikan se kemi shënuar fitore - për një botë më të sigurt, për vlerat tona demokratike dhe për një Amerikë më të fortë”, tha Clinton 25 vjet më parë. Për nder të Ditës së Çlirimit, do të mbahen disa ceremoni të ndryshme në vend, përfshirë një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës. Gjatë ditës, në sheshin e kryeqytetit do të bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Top Channel/ “Baca Jakup, qëndro i fortë”, Krasniqi përshëndetet me familjen në Prishtinë
21/11 15:18
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit rikthehet në Hagë
21/11 13:38
Top Channel/ Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve
21/11 12:51
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 12:23
Top Channel/Kurti, editorial në “Kyiv Post”: Ukraina të njohë Kosovën, të demaskojë bllofin e Putin!
21/11 12:08
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit do të rikthehet në Hagë
21/11 10:43
Top Channel/ Momente prekëse në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e përshëndesin nga ballkoni
21/11 09:53
Top Channel/ I shoqëruar nga forcat e EULEX, Jakup Krasniqi viziton shtëpinë përpara kthimit në Hagë
21/11 09:25
Top News- Radoiçiç ende pa adresë/ Policia serbe nuk sqaron nëse ka kaluar kufirin
20/11 19:30
Top News-Diaspora ‘mban me bukë’ Kosovën/ Remitancat, 80 për qind për konsum, 2 për qind për biznes
20/11 18:59
Top News- E vrau në sy të gruas dhe fëmijës/ Kosovë, gjykata lë në arrest me burg autorin e dyshuar
20/11 16:39
Top News – Përplasja me Qeverinë. Komuna e Prishtinës letër deputetëve: Zhbllokoni fondet
20/11 14:30
Top Channel/ Erërat e forta godasin Kosovën/ Një i plagosur, Ferizaj pa energji elektrike
20/11 12:30
Top News – Projektbuxheti për vitin 2027/ Mes debateve, Kuvendi i Kosovës e voton me 61 vota
20/11 10:14
Top Channel/ PDK-LVV bien dakord për ligjin e Dhomave të Specializuara
19/11 23:27
Top News- Autori i dënuar dhe në Zvicër/ Vrasja në Suharekë, Prokuroria: Rrezikoi gruan e vajzën
19/11 20:15
Top News- ‘Të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen’/ Kamberi: Nuk i shkëmbejmë me poste politike
19/11 19:30
Top News- Shtyhet seanca për ligjin e Speciales/ Kurti paralajmëron draft të ri për DHSK
19/11 16:40
Top News- Ulje e deficitit tregtar / Kurti zbulon planin ambicioz, 1 mld euro prodhim vendas
19/11 15:17
Top News – ‘Shpërdoroi 2.2 mln euro’. Qeveria e Kosovës kallëzon penalisht Përparim Ramën
19/11 13:59