Top News – “Kosova e Shqipëria kryesojnë për emigrim”, Hoti ngre alarmin për situatën ekonomike
14/03/2026 19:13

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngritur shqetësime për gjendjen ekonomike dhe institucionale në vend, duke renditur disa zhvillime që sipas tij po ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve dhe në funksionimin e shtetit. Ai tha se inflacioni po vazhdon të gërryejë të ardhurat e familjeve në Kosovë dhe se edhe gjatë muajit të fundit është rritur. Nga muaji dhjetor 2024, kur ka mbaruar mandati i legjislaturës 2021–2025, nuk ka mbikëqyrje parlamentare të qeverisë dhe institucioneve të tjera që i japin llogari Kuvendit. As raportet e auditorit për buxhetin e vitit 2024 nuk janë shqyrtuar ende. Kreditimi i familjeve, si dhe i bujqve, me shuma relativisht të vogla dhe norma të larta interesi është rritur, që është shenjë e mungesës së të ardhurave për shpenzime të zakonshme dhe të përditshme. Sipas tij, qytetarët mund të përballen edhe me rritje të re të tarifave të energjisë elektrike, ndërsa kritikoi edhe ngecjen e projekteve të mëdha infrastrukturore. Kreditimi i familjeve, si dhe i bujqve, me shuma relativisht të vogla dhe norma të larta interesi është rritur, që është shenjë e mungesës së të ardhurave për shpenzime të zakonshme dhe të përditshme. Në mungesë të politikave fiskale dhe industriale, importet vazhdojnë të rriten pa asnjë orientim se si të zëvendësohen, së paku të mallrave elementare. Në fund, Hoti theksoi se Kosova, së bashku me Shqipërinë, kryesojnë në rajon për përqindjen e popullsisë që emigron.

Top News – Kosova njeh dokumentet serbe, Rama: BE të heqë sanksionet, të ecë me anëtarësimin
14/03 19:18
Top News- Kurti vijon punën, mbledh kabinetin qeveritar për programin e ri
14/03 19:16
Top News – “Kosova e Shqipëria kryesojnë për emigrim”, Hoti ngre alarmin për situatën ekonomike
14/03 19:13
Top News – Ligji për të huajt shqetëson BE-në. Sorensen në zyrën e Kurtit, pajtohen për lehtësira
14/03 13:05
Top News- BE gati për dialogun Kosovë-Serbi, Kallas: Së shpejti një takim i nivelit të lartë
14/03 13:04
Top Channel/Kosova njeh kartat serbe te identitetit,zbutet Ligji për të Huajt: Në fuqi nga 15 marsi!
14/03 12:14
Top Channel/ Sorensen takon Kurtin në Prishtinë, zbulohen dy ligjet që do diskutohen
13/03 22:46
Top Channel/ Kriza në Kosovë, Kurti nis takimet me liderët e opozitës, reagon PDK
13/03 19:54
Top News – Ngërçi politik, Kurti fton në takim opozitën: Nuk na duhen zgjedhje të reja në Kosovë
13/03 18:50
Top News- Armatosja e Serbisë me raketa supersonike/ Kosova: Tendencë hegjemoniste ndaj fqinjëve
13/03 14:57
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Qindra kosovarë mes raketave, nisin evakuimet
13/03 12:17
Top Channel/ Anëtarë të Kongresit, Letër Rubios për Kosovën: Mos reduktoni trupat e KFOR
12/03 22:45
Top News- ‘Përçarja’ mes Kurtit e Osmanit/ Analistët: Ndër arsyet janë dhe marrëdhëniet me SHBA
12/03 17:57
Top News- ‘Prishtina më e prekura’/ IKSHPK: Ndotja e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese
12/03 17:47
Top News- Vjosa Osmani ndan LDK/ Abdixhiku pro rikthimit në parti, Hoti kundër
12/03 11:10
Top News- Draft-raporti i deputetit Terras/ ‘Keqardhje që Kosova s’e zgjodhi presidentin e ri’
11/03 13:49
Top News- ‘Kurti nuk kishte interes për marrëveshje’/ PDK: Dekreti i Osmanit është kushtetues
11/03 11:37
Top Channel/ Draft-rapoti i raportuesit në PE: “2025-sa, vit i humbur për Kosovën”!
11/03 11:24
Top News- ‘Urgjentisht stabilitet’/ Ultimatumi britanik për klasën politike të Kosovës
11/03 10:26
Top News – Viti i humbur për Kosovën. Raporti i PE me kritika për ngërçin e tejzgjatur politik
11/03 10:07
DIGITALB DIGITALB