Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të premten se Kosova kërkon nga Bashkimi Evropian që ta trajtojë ashtu sikurse Serbinë, në synimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai i bëri këto deklarata në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane. Bislimi u pyet nga deputetët pse Kosova po kërkon që procesi i dialogut me Serbinë të ndahet nga procesi për integrimin e Kosovës në bllokun evropian.