Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë reagoi pas disa raportimeve duke thënë se nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Një ditë më parë, pati raportime se anëtarësimi i kosovës është hedhur poshtë, por ministria e jashtme sqaron se procedura e anëtarësimit është komplekse dhe se ato që janë dëgjuar së fundmi janë thjeshtë keqkuptime dhe keqinterpretime.