“Aktgjykimi nuk e ndryshon kontekstin historic të luftërave në Kosovë”, ka reaguar kështu Ministria e Jashtme e Kroacisë pas aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Kroacia merr në dijeni aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ky është një aktgjykim jo përfundimtar dhe ne nuk dëshirojmë të paragjykojmë rezultatin përfundimtar të procedurës”, thuhet në reagim. Ministria kroate thekson se aktgjykimi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe popullsia e saj ishin viktima të represionit.