Top News – Kosova, akoma pa viza… Po për dy shtetësinë e shqiptarëve çfarë do të bëhet!
25/06/2022 17:19

Edhe samiti më i fundit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor nuk solli gjë të re (përveç optimizmit të përhershëm e fjalëve të bukura) për liberalizimin e vizave për Kosovën. Vendi u përfaqësua në mbledhje nga presidentja Vjosa Osmani, e cila për ironi nuk mund të ishte e pranishme pa vizë dhe sipas refrenit të përsëritur, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk përfiton nga liberalizimi. Komisioni Europian dha rekomandimin prej 2018-ës, por disa shtete të Unionit ende nuk binden. Shumë premtime pa asgjë, kanë bërë që qytetarët të humbin durimin nga pritja e gjatë. E nuk është vetëm çështje lëvizjeje për të parë botën, të gjithë bien dakord që Kosova e meriton. Në të njëjtën linjë qëndrimi është edhe kryeministri Rama, i cili gjatw fjalws sw tij nw Bruksel, e cilwsoi cmenuri dhe tw turpshme mosliberalizimin e vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Europian. Java që po lemë pas nisi me mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës e Shqipërisë dhe që u zhvillua në Prishtinë, aty u nënshkuan 19 marrëveshje në disa fusha ku mes më të rëndësishmeve ishte për të kthyer në virtual kufirin tokësor. Por, për kryetarin demokrat, Sali Berisha, “shqiptarët presin marrëveshje për dy shtetësinë apo mundësinë për të zgjedhur njërën prej shtetësive”. Në vitin 2021 ishin rreth 1 mijë qytetarë të Kosovës që kanë aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri, kryesisht për bashkim familjar, për punë ose për studime. Që një qytetar i Kosovës të pajiset me pasaportë të Shqipërisë, kushti kryesor është të pasurit e lejes së qëndrimit për 7 vjet. Në rast se shtetasi kosovar është i martuar me shtetase shqiptare, për jo më pak se 3 vjet, atëherë periudha e qëndrimit duhet të jetë të paktën 1 vit me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Nëse shtetasi kosovar provon (dëshmon) origjinën e tij shqiptare, i lindur nga prindërit me shtetësi shqiptare deri në tre breza, leja e qëndrimit nuk është e nevojshme. Aplikimi për fitim të shtetësisë shqiptare bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shqipërisë. Numri i shtetasve nga Kosova, të cilët kanë marrë leje pune në Shqipëri nga viti 2018 e deri në shtator të vitit 2021, është 622. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, që nga viti 2000 e deri në vitin 2018, mbi 730 qytetarë të Kosovës janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë. Shumica prej tyre janë politikanë dhe familjarë të tyre, artistë, sportistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, që me dekret të presidentit të Shqipërisë i kanë marrë pasaportat shqiptare.

Top News – Kosova njeh dokumentet serbe, Rama: BE të heqë sanksionet, të ecë me anëtarësimin
14/03 19:18
Top News- Kurti vijon punën, mbledh kabinetin qeveritar për programin e ri
14/03 19:16
Top News – “Kosova e Shqipëria kryesojnë për emigrim”, Hoti ngre alarmin për situatën ekonomike
14/03 19:13
Top News – Ligji për të huajt shqetëson BE-në. Sorensen në zyrën e Kurtit, pajtohen për lehtësira
14/03 13:05
Top News- BE gati për dialogun Kosovë-Serbi, Kallas: Së shpejti një takim i nivelit të lartë
14/03 13:04
Top Channel/Kosova njeh kartat serbe te identitetit,zbutet Ligji për të Huajt: Në fuqi nga 15 marsi!
14/03 12:14
Top Channel/ Sorensen takon Kurtin në Prishtinë, zbulohen dy ligjet që do diskutohen
13/03 22:46
Top Channel/ Kriza në Kosovë, Kurti nis takimet me liderët e opozitës, reagon PDK
13/03 19:54
Top News – Ngërçi politik, Kurti fton në takim opozitën: Nuk na duhen zgjedhje të reja në Kosovë
13/03 18:50
Top News- Armatosja e Serbisë me raketa supersonike/ Kosova: Tendencë hegjemoniste ndaj fqinjëve
13/03 14:57
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Qindra kosovarë mes raketave, nisin evakuimet
13/03 12:17
Top Channel/ Anëtarë të Kongresit, Letër Rubios për Kosovën: Mos reduktoni trupat e KFOR
12/03 22:45
Top News- ‘Përçarja’ mes Kurtit e Osmanit/ Analistët: Ndër arsyet janë dhe marrëdhëniet me SHBA
12/03 17:57
Top News- ‘Prishtina më e prekura’/ IKSHPK: Ndotja e ajrit në Kosovë mbetet shqetësuese
12/03 17:47
Top News- Vjosa Osmani ndan LDK/ Abdixhiku pro rikthimit në parti, Hoti kundër
12/03 11:10
Top News- Draft-raporti i deputetit Terras/ ‘Keqardhje që Kosova s’e zgjodhi presidentin e ri’
11/03 13:49
Top News- ‘Kurti nuk kishte interes për marrëveshje’/ PDK: Dekreti i Osmanit është kushtetues
11/03 11:37
Top Channel/ Draft-rapoti i raportuesit në PE: “2025-sa, vit i humbur për Kosovën”!
11/03 11:24
Top News- ‘Urgjentisht stabilitet’/ Ultimatumi britanik për klasën politike të Kosovës
11/03 10:26
Top News – Viti i humbur për Kosovën. Raporti i PE me kritika për ngërçin e tejzgjatur politik
11/03 10:07
DIGITALB DIGITALB