Shpenzimet e familjeve në Kosovë për festat e fundvitit 2022 arrijnë rreth 29.5 milionë euro. Krahasuar me vitin e kaluar numri i familjeve që festojnë festat e këtij fundviti është rritur me 4 për qind. Gjatë festave të fundvitit shtohen edhe me shumë shpenzime, të cilat janë kryesisht shpenzime të konsumit.