Kosova nisi të enjten shpërndarjen e ndihmës prej 100 eurosh për të gjithë punonjësit e sektorit privat, për shkak të krizës ekonomikë në vend. Me anë të një vendimi, Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti vendosi të ndante nga 100 euro për të gjithë punëtorët, studentët dhe pensionistët në vend. Sektori publik dhe pensionistët si dhe qytetarët me asistencë sociale e morën të parët ndihmën ekonomike, muajin e shkuar.