Thellohet më tej skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian. Zyrtarët njoftuan se pas kërkesës nga autoritetet gjyqësore belge ka nisur një procedurë për heqjen e imunitetit të dy eurodeputetëve, që janë përfshirë në dosjen hetimore të aferës korruptive të Katarit.