Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e organit të akuzës, dhe pushoi cështjen ndaj drejtorit juridik të Ministrisë së Financave Fatmir Hoxha. E njëjta gjykatë pranoi edhe kërkesën e bërë nga Arlind Gjokutaj, ish sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Financave për ndarjen e çështjes për gjykim të zakonshëm. Ndërsa Alban Ruli dhe Ilir Thana kërkuan gjykim të shkurtuar kërkesë e cila po ashtu u pranua nga trupa e gjykimit.