Skema masive e korrupsionit me fondet e Bashkimit Europian për bujqësinë ka tronditur opinionin publik në Greqi. Akuzat nga Brukseli kanë sjellë dorëheqjet e para në Qeveri, ndërsa presioni ndaj Kryeministrit Kiriakos Mitsotakis është në rritje. Javën e kaluar ai tha se ‘i gjithë sistemi kishte dështuar’, por as kjo mea culpa nuk e përjashton dot nga përgjegjësitë.