Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçia dy inspektorët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, do vijojnë të qëndrojnë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ishte ky vendimi që u dha këtë të martë nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Igerta Hysi, e cila shqyrtoi ankimin e bërë nga dy inspektorët për vendimin e dhënë më herët nga shkalla e parë e gjyqsorit.