Izraeli është i gatshëm të lejojë anijet të dërgojnë ndihma në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta "menjëherë" si pjesë e një korridori detar të propozuar nga Qiproja. Kështu u shpreh të dielën ministri i jashtëm izraelit Eli Cohen, i cili theksoi se në këtë iniciativë janë pjesëmarrëse katër vende europiane si Greqia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda.