“Kryqëzimi i Vdekjes” në zonën “Pushimit të Shoferit” mbetet një nga pikat më të rrezikshme në rrugët kombëtare, ku prej vitesh regjistrohen aksidente me pasoja fatale. Denoncimi është bërë nga deputeti Saimir Korreshi, i cili thekson se zgjidhja ekziston vetëm 300 metra larg: një mbikalim i ndërtuar, por i papërfunduar prej rreth 20 vitesh.