Rastet e shtuara të të prekurve me koronavirus nuk e kanë prishur traditën e fundjavave për në plazh. Kështu ka ndodhur edhe këtë të dielë, e cila ka qenë e mbipopulluar në rrugët drejt Durrësit dhe Gjirit të Lalzit. Mijëra qytetarë kanë zgjedhur që këtë të diel ta kalojnë në plazh. Kryesisht qytetarët e Tiranës, kanë zgjedhur plazhin në Gjirin e Lalzit , ku si pasojë e lëvizjeve të shumta drejt këtij destinacioni janë krijuar radhë të gjata trafiku. Për shkak të makinave të shumta edhe në autostradë lëvizja e makinave bëhet shumë ngadalë, ndërsa kthesa për tek Gjiri i Lalzit herë pas here bllokohet si pasojë e fluksit. Policia e zënë në befasi e ka pasur thuajse të pamundur të menaxhojë trafikun e rënduar, ndërsa është vënë në funksion edhe rruga dytësore Tiranë-Durrës.