Media shtetërore e Koresë së Veriut, raporton se udhëheqësi Kim Jong-un, ka urdhëruar ushtrinë të rrisë trajnimin për parandalimin dhe reagimin në rast të një “lufte të vërtetë”. Urdhëri i Kim Jong-un ka ardhur vetëm disa orë pasi ai mori pjesë në një stërvitje të ushtrisë koreane, e cila, sipas liderit të Phenianit, konfirmoi aftësinë e vendit për t’u kundërpërgjigjur siç duhet.