Top News/ Koreja e Veriut s’ndalet, rriten tensionet/Teston ‘raketën strategjike’, zgjeron arsenalin
25/01/2024 15:00

Koreja e Veriut tha të enjten se ka testuar një raketë të re kruiz, ndërsa zgjeron aftësitë e saj ushtarake përballë thellimit të tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe fqinjët. Raporti në median shtetërore erdhi një ditë pasi ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte interceptuar disa raketa kruiz të lëshuara nga fqinji verior në ujërat e bregdetit perëndimor. Nuk u dhanë më shumë detaje lidhur me numrin e raketave të lëshuara ose karakteristikat e tyre të fluturimit. Media shtetërore e Koresë së Veriut tha se raketa “Pulhëasal-3-31” është ende në fazën e saj të zhvillimit dhe se testimi nuk përbën kërcënim për fqinjët. Koreja e Veriut përshkroi raketën si "strategjike". Lee Sung Joon, zëdhënës i shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, tha se raketat fluturuan në një distancë më të shkurtër se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut më parë, dhe sipas tij, Veriu po përpiqet të përmirësojë performancën e sistemeve ekzistuese. Analistët thonë se Koreja e Veriut po përpiqet të nxjerrë në pah arsenalin e saj të armëve me aftësi bërthamore, për të rritur presionin ndaj kundërshtarëve. Koreja e Veriut kreu testimin e parë të një rakete kruiz për sulme të mundshme bërthamore në shtator 2021. Prej atëherë, Koreja e Veriut ka kryer të paktën dhjetë raunde testimesh të atyre që i përshkruan si raketa kruiz me rreze të gjatë të lëshuara nga toka dhe nga deti. Raketat kruiz të Koresë së Veriut priren të tërheqin më pak interes sesa raketat balistike, sepse ato nuk janë të ndaluara në mënyrë specifike nga ndonjë rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Analistët, megjithatë, argumentojnë se raketat kruiz me rreze të mesme veprimi nuk janë më pak kërcënim sesa raketat balistike, dhe sipas tyre janë një kërcënim serioz nga Koreja e Veriut.

Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48
Top News- ‘Radoiçiç ka ikur në Rusi’/ Dyshohet se organizatori i sulmit në Banjskë është larguar
13/11 17:30
Top News -15 vite burg për shqiptarin në Angli/ Publikohen pamjet e përplasjes në rrugë
13/11 16:57