Top News – Koreja e Veriut ‘përshëndet’ Trumpin / Lëshon raketa me rreze të shkurtër para rikthimit
14/01/2025 11:48

Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër nga bregu i saj lindor të martën, tha ushtria e Koresë së Jugut, duke shënuar një tjetër demonstrim fuqie, disa ditë para rikthimit në detyrë të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Raketat udhëtuan rreth 250 km pas ngritjes rreth orës 09:30 të mëngjesit nga Kanggye, në Provincën Jagang, afër kufirit të vendit me Kinën, tha Këshilli i Përbashkët i Shefave të Shtabit të Seulit (JCS). “Ne e dënojmë fuqishëm këtë lëshim si një provokim të qartë që kërcënon seriozisht paqen dhe stabilitetin në gadishullin korean,” tha JCS, duke e paralajmëruar Korenë e Veriut për "keqinterpretimin" e situatës dhe duke premtuar se do të "përgjigjen me forcë" ndaj çdo provokimi të mëtejshëm. Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, gjithashtu e dënoi lëshimin si një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe tha se Seuli do të përgjigjet ashpër ndaj provokimeve të Koresë së Veriut. Zyra presidenciale e Seulit tha se Këshilli i Sigurisë Kombëtare mbajti një takim për të shqyrtuar situatën dhe premtoi një qëndrim të palëkundëshëm. Komanda Indo-Pacifike e SHBA-së e dënoi këtë testim, duke i kërkuar Pjongjangut të heqë dorë nga veprime të mëtejshme të paligjshme dhe destabilizuese. Sekretari i Kabinetit të Japonisë, Yoshimasa Hayashi, tha se ishte në dijeni të testit të raketave dhe se Tokio po merrte të gjitha masat e mundshme për të përgjigjur përmes bashkëpunimit të ngushtë me Uashingtonin dhe Seulin, përfshirë ndarjen në kohë reale të të dhënave të paralajmërimeve për raketa. Lëshimi ndodhi rreth një javë pas lëshimit nga Koreja e Veriut të një rakete balistike hipersonike me rreze të mesme, që pretendoi se ishte një raketë e re, e cila ishte testi i parë i raketave që nga 5 nëntori.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50