Top News/ Koreja e Veriut nis luftën këtë vit?! Kim Jong un merr vendimin, si gjyshi i tij në 1950
22/01/2024 11:07

Kim bëri thirrje për një zgjerim të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut dhe një rritje të testimit të raketave balistike. Ai premtoi se do të lëshojë tre satelitë të rinj spiunë. Në fjalimin e tij, Kim akuzoi Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po përgatiten për një "pushtim" dhe paralajmëroi se "lufta në Gadishullin Korean mund të shpërthejë në çdo kohë". Koreja e Veriut testoi një numër rekord raketash në vitin 2023, duke përfshirë atë që pretendoi në dhjetor se ishte një raketë balistike ndërkontinentale me aftësi bërthamore që mund të godiste objektivat kudo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në fund të vitit të kaluar, ajo lëshoi një satelit spiun në orbitë. Koreja e Veriut njoftoi se kishte lëshuar me sukses një raketë balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi një javë më parë. Koreja e Jugut tha po ahstu më 6 janar se Koreja e Veriut kishte gjuajtur të paktën 60 predha artilerie në ujërat pranë ishullit të Koresë së Jugut të Jeonpyeong, afër kufirit midis dy Koreve. Përveç kësaj, satelitët amerikanë kanë zbuluar modernizimin dhe zgjerimin e një kompleksi kimik të Koresë së Veriut të lidhur me prodhimin e kimikateve të përdorura për karburantin e raketave dhe përbërësve të armëve bërthamore. Në dhjetor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike raportoi se një reaktor i dytë bërthamor në Yongbyon ishte funksional dhe mund të përdoret për të prodhuar ngarkesa armësh. "38 North", një faqe interneti e drejtuar nga instituti Stimson me qendër në Uashington, paralajmëroi se lëvizjet e fundit të Kim jong un shkojnë përtej propagandave të zakonshme. Ekspertët paralajmërojnë se situata e sigurisë në gadishullin korean është më e rrezikshmja që nga qershori 1950 kur edhe shpërtheu lufta koreane. "Kjo mund të tingëllojë tepër dramatike, por ne besojmë se, ashtu si gjyshi i tij në vitin 1950, Kim Jong Un ka marrë një vendim strategjik për të shkuar në luftë”, thonë ekspertët duke shtuar se nuk e dinë se kur apo si Kim jong un do të tërheqë këmbëzën, por rreziku është më i madh se paralajmërimet rutinë në Uashington, Seul dhe Tokio për ‘provokimet' e Phenianit”.

Top News- S’ka më emigracion të paligjshëm, PE me dorë të hekurt: Merret vendimi
27/03 23:00
Top Channel/ Rubio: Lufta mbaron për pak javë, nuk lejojmë tarifa në Hormuz
27/03 22:59
Top Channel/ Vidhen e-maile të kreut të FBI, Hakerat të lidhur me Iranin
27/03 22:58
Top News- Inteligjenca europiane jep alarmin: Rusia i jep dronë Iranin për të goditur SHBA-në
27/03 22:45
Top News- Mina e raketa: Pse Irani ka epërsi në Ngushticën e Hormuzit?
27/03 22:30
Top Channel/ Rusia furnizon Iranin me dronë, inteligjenca europiane ngre alarmin
27/03 22:13
Top News – Çarmatimi i Hamasit dhe tërheqja e Izraelit. Plani me 5 faza nga Këshilli i Paqes i Trump
27/03 22:09
Top News-Jo më rrjete sociale për të miturit. Austria me planin gati, ekspertët: Po krijojnë varësi
27/03 21:50
Top News- VanHorn jep porositë e Trump për ministrat e rinj: Luftë krimit të organizuar
27/03 21:50
Top News – Rubio: Lufta mbyllet brenda disa javësh, i arrijmë objektivat në Iran pa trupa tokësore
27/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet telefonata e tensionuar Vance-Netanyah! Plas tensioni SHBA-Izrael
27/03 19:33
Top Channel/ G7: Do hapim Hormuzin! Rubio: Lufta mbaron brenda javésh
27/03 19:26
Top News – Ukraina firmos me Emiratet e Katarin / Do të ndihmojë në përballimin e dronëve iranianë
27/03 16:42
Top News – Ndodh në SHBA. Vajza lufton Iranin, babai deportohet në Meksikë
27/03 15:14
Top News – Vinte baste për sulmet në Iran / Ushtari izraelit fitoi 162 mijë dollarë, tani nën akuzë
27/03 15:13
Top News – Garda e Iranit paralajmëron civilët në Lindjen e Mesme: Qëndroni larg amerikanëve!
27/03 15:03
Top News – Luftanijet britanike janë si lodra…! Trump flet keq për Starmer: Do të na fusë në luftë
27/03 14:56
Top News – Molotov kundër Rusisë në Pragë / Sulmohet qendra kulturore, policia kërkon autorin
27/03 14:53
Top News – Ajatollahu i ri i Iranit është ‘gay’/ Trump informohet nga CIA: Ky është një fillim i keq
27/03 13:41
Top News – Arabia Saudite i bën presion Trumpit: T’ia presim kokën gjarprit, një mundësi historike!
27/03 13:36