Top News/ Koreja e Veriut, ‘luftë’ Ukrainës / Dënon ‘pushtimin’ e Rusisë: Është një akt terrori
18/08/2024 13:46

Koreja e Veriut dënoi inkursionin e Ukrainës në Rusi duke e quajtur atë një akt terrori të pafalshëm të mbështetur nga Uashingtoni dhe Perëndimi, ndërsa shtoi se do të qëndrojë gjithmonë në krah të Rusisë e cila po lufton të mbrojë sovranitetin e saj, thanë media shtetërore të dielën. Përpjekja e Ukrainës në Rusi, është produkt i politikës konfrontuese anti-ruse të Shteteve të Bashkuara, që po e shtyjnë botën drejt Luftës së Tretë Botërore, tha agjencia e lajmeve KCNA. SHBA i ka dhënë shuma “astronomike” armësh vdekjeprurëse presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, thuhet më tej në raport. “Ne e dënojmë fuqishëm sulmin e armatosur kundër territorit rus nga regjimi kukull i Zelenskit nën kontrollin dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit si një akt të pafalshëm agresioni dhe terrori”, tha Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut në një deklaratë. Koreja e Veriut ka përmirësuar në mënyrë dramatike lidhjet e saj me Rusinë vitin e kaluar me dy takime të nivelit të lartë të liderëve të tyre, të cilët u zotuan për bashkëpunim më të ngushtë në të gjitha fushat. Në qershor, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin nënshkruan një pakt në Phenian mbi "partneritetin gjithëpërfshirës strategjik" që përfshinte një marrëveshje të mbrojtjes reciproke. Koreja e Jugut, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Korenë e Veriut për furnizimin me armë dhe raketa të Rusisë, e cila i përdor ato në luftën kundër Ukrainës.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20