Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un inspektoi fotografitë e marra nga sateliti i ri spiun, I cili mban në vëzhgim disa rajone, duke përfshirë kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seulin dhe qytetet ku janë ndërtuar bazat ushtarake të SHBA-ve. Koreja e Veriut lëshoi satelitin të martën, por zyrtarët dhe mbrojtjes dhe analistët në Korenë e Jugutt thanë se ende nuk dihet aftësia e tij për të prodhuar imazhe cilësore.