Koreja e Veriut ka lëshuar “disa raketa lundruese” në Detin e Verdhë, ndërmjet Kinës dhe Gadishullit Korean, të shtunën, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Koresë së Jugut. Provokimi i fundit i Phenianit vjen teksa shqetësimet po rriten për vendndodhjen dhe mirëqenien e një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili bëri një kalim të paautorizuar në territorin e Koresë së Veriut, më herët gjatë javës, ndërsa regjimi i izoluar deri tani ka heshtur rreth incidentit. Një ushtar jug-korean bën roje pranë vijës ushtarake të demarkacionit dhe Godinës Panmun të Koresë së Veriut, në fshatin Panmunjom.