Top News/ Koreja e Veriut e Rusia shkojnë më larg…Bien dakord të thellojnë bashkëpunimin ekonomik
21/11/2024 13:11

Koreja e Veriut dhe Rusia kanë arritur marrëveshje të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, pas bisedimeve të nivelit të lartë në Phenian këtë javë, tha të enjten agjencia shtetërore e lajmeve e Veriut. Agjencia e Lajmeve Qendrore e Koresë së Veriut (KCNA) nuk tregoi hollësi rreth marrëveshjes së nënshkruar të mërkurën mes zyrtarëve të lartë të tregtisë së Veriut dhe një delegacionit rus të udhëhequr nga Alexandr Kozlov, i cili është ministër i Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Rusisë. Agjencia ruse e lajmeve, TASS, raportoi të martën se zyrtarët ranë dakord t’i rrisin numrin e fluturimeve çarter midis dy vendeve për ta promovuar turizmin. Kozlov, i cili mbërriti në Korenë e Veriut të dielën, u takua me liderin koreanoverior, Kim Jong Un, dhe me zyrtarin e tij kryesor ekonomik, kryeministrin Kim Tok Hun, para se të kthehej në shtëpi të mërkurën, raportoi KCNA. Gjatë vizitës së Kozlovit, presidenti rus Vladimir Putin i dhuroi Kopshtit Zoologjik Qendror të Phenianit më shumë se 70 kafshë, përfshirë luanë, arinj dhe disa lloje zogjsh, sipas TASS-it, duke shfaqur shenja të reja se marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve po vazhdojnë të rriten. Në muajt e fundit, Kim Jong Un i ka dhënë përparësi marrëdhënieve me Moskën në përpjekje për të dalë nga izolimi ndërkombëtar dhe për ta forcuar pozitën e tij, duke mbështetur vazhdimisht luftën e Putinit në Ukrainë, dhe njëkohësisht duke e paraqitur Korenë e Veriut si pjesëmarrëse në një front të bashkuar kundër Uashingtonit. Kim ende nuk e ka pranuar drejtpërdrejt që ka furnizuar Rusinë me pajisje ushtarake dhe trupa për të mbështetur luftën e saj kundër Ukrainës. Sipas zyrtarëve koreanojugorë, Koreja e Veriut mund të fitojë nga 320 milionë deri në 1.3 miliard dollarë në vit nga Rusia për dërgimin e trupave të saj në Ukrainë

Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52
Top Channel/ Trump-Merz përplasen për Iranin, Ngushtica e Hormuzit ndez debat
28/03 10:48
Top Channel/ Izraeli godet Bejrutin/ Përplasje me Hezbollah dhe alarm për krizë humanitare
28/03 10:34