Koreja e veriut thotë se do të dëbojë ushtarin amerikan Travis King i cili vrapoi për të kaluar kufirin nga koreja e jugut gjatë një turi në korrik. Peniani do ta deportojë atë pasi ka përfunduar me marrjen në pyetje për kalimin e paligjshëm të kufirit nga ana e King, tha agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Ajo nuk specifikoi se si, kur apo ku do të dëbohej ushtari amerikan, dhe nuk tha as edhe një fjalë për gjendjen e tij.