Nuk është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në operacione të përbashkëta me struktura operacionale të vendeve të ndryshme të Evropës. Këtë herë është bërë pjesë e një operacioni që udhëhiqej nga Italia. Trupat policore vepruan në të njëjtën orë për të mos pasur asnjë rrjedhje informacioni. Por, epiqendra e ndërhyrjes së Policisë ishte në Fier, ku u arrestua 28 vjeçari Rosman Sulo, që konsiderohet si coordinator i trafikantëve që veprojnë në të dy anët e kufirit.