Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve zbarkuan në institucionin e paraburgimit në Vlorë këtë të shtunë. Në operacion kanë marrë pjesë rreth 70 efektivë, të cilët ushtruan kontrolle të imtësishme në ambientet e brendshme të këtij institucioni të vuajtjes së dënimit.