Policia e Krujës në bashkëpunim me forcat Shqiponja kanë ushtruar kontrolle për kapjen e personave që lëvizin të armatosur. Si rezultat I kontrolleve, është arrestuar një 31-vjeccar. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte 31-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, me fishekë në fole, të gatshme për qitje.