Grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi këtë të premte një paketë ligjore, me synim gjurmimin, kontrollin, vlerësimin dhe dhënien e rekomandimeve apo masave për përdorimin e çdo fondi publik apo pasurie publike. Nisma u prezantua nga nënkryetari i komisionit të Ekonomisë, deputeti demokrat, Enno Bozdo dhe deputeti Ivi Kaso.