Shqipëria ka siguruar edhe një sasi tjetër vaksinash. Mesditën e kësaj të diele mbërritën në Rinas edhe 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash, të qeverisë shqiptare, që i kishte siguruar me distributorin e autorizuar prej kësaj kompanie.