Një person ka përfunduar në prangat e policisë dhe 30 mijë euro ilaçe të kontrabanduara janë sekuestruar pas operacionit të kryer nga seksioni për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Tiranë. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kosta Dhima, 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, bashkëshortja e tij.