Top News – Kontinenti në alarm/ Shifra rekord të pandemisë
19/10/2020 12:12

Një numër vendesh kanë forcuar masat ndaj koronavirusit ndërsa e ashtuquajtura valë e dytë e infektimeve vazhdon të rritet. Franca shënoi një rekord rastesh të reja të shtunën, me 32427 infektime të reja ndërsa të dielën raportoi 30 mijë. Sidoqoftë, rritja e rasteve të konfirmuara në evropë, vjen edhe si pasojë e rritjes së ndjeshme të numrit të testimeve që po zhvillohen, krahasuar me valën e parë në mars. Nëntë qytete franceze, përfshirë Parisin, janë tashmë në ndalim qarkullimi nga ora 21.00 deri në 6 të mëngjesit për të paktën një muaj. Kushdo që del jashtë në këtë fashë orare duhet të ketë një arsye madhore ose mund të gjobitet me 135 euro. Nga e hëna, të gjitha baret dhe restorantet në Belgjikë janë mbyllur për katër javë dhe do të ketë edhe një ndalim qarkullimi në fuqi nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, me shitjen e alkoolit të ndaluar pas orës 20.00. Zvicra ndërkohë të dielën reagoi ndaj rritjes së ndjeshme të rasteve duke e bërë maskën të detyrueshme në hapsira publike, masë kjo që ka hyrë në fuqi nga dita e sotme. Tubimet e më shumë se 15 personave në publik janë ndaluar po ashtu. Republika ceke po shqyrton mundësinë e një izolimi tjetër ndërsa Irlanda do të njoftojë masa më të rrepta gjatë ditës. Gjermania shënoi një rekord të ri ditor infektimesh të shtunën dhe kancelarja angela merkel i kërkoi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë udhëtimet. Pasi OBSH raportoi një rritje shumë shqetësuese prej 44 për qindësh të rasteve në evropë, në një javë, polonia shënoi një tjetër rekord të dielën.

Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47