Qeveria shqiptare thotë se nuk do të pranojë riatdhesimin e dy ngarkesave, për të cilat autoritetet në Kinë dhe Tajlandë dyshojnë se përmbajnë lëndë toksike. Përmes një deklarate të përbashkët, dy ministritë, ajo e Mjedisit dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë pohojnë se ngarkesat kanë kaluar pa probleme tranzit në vendet e Bashkimit Europian dhe se përmbajtja e tyre nuk është toksike.