Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Dibër, ku një 29 vjecare konsumoi lëndë helmuese, pas dhunës psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti i saj. Pasi u ndje keq, 29 vjecarja u dërgua nga bashkëshorti i saj Behar Reci në spital, por gjatë rrugës ky i fundit u përfshi në një aksident, ku fatmirëisht u shkaktuan vetëm dëme materiale. Sipas policisë Dibër 37 vjecari ishte në gjendje të dehur gjatë drejtimit të automjetit, dhe aksidenti rëndoi edhe më shumë gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.