Rritja e çmimeve pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme ka rritur shqetësimin e qytetarëve për nivelet e parashikueshme të inflacionit, teksa bizneset dhe bankat shfaqen më optimiste. Një vrojtim i Bankës së Shqipërisë tregon se në tremujorin e dytë të këtij viti pritshmëritë e konsumatorëve për inflacionin janë rritur me 2.3 pikë përqindjeje më shumë se sa në periudhën janar-mars dhe mbi 11 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Bankës së Shqipërisë thotë se pritjet e konsumatorëve për inflacionin kanë reflektuar rritjen e inflacionit të perceptuar prej tyre gjatë tremujorit të dytë, teksa bizneset, bankat dhe agjencitë e tjera financiare parashikojnë që inflacioni të luhatet me 0.1 deri në 0.2 për qind mbi objektivin e vendosur prej 3 për qind.