Pas takimit me homologen e tij Donika Gërvalla, ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Igli Hasani u prit në një takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Konjufca ndau detaje të takimit në rrjetin social Facebook, ku shkroi se në bisedë u trajtuan çështje të ndryshme që lidhen me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, si dhe u shkëmbyen pikëpamje rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, rajon e më gjerë.