Top News – Kongresi rifillon seancën/ Trump tani rrezikon shkarkimin
07/01/2021 09:49

Ligjvënësit amerikanë u rikthyen në Capitol për të vulosur certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, disa orë pasi mbështetës të presidentit Donald Trump mësynë ndërtesën. Seanca u rihap nga zëvendëspresidenti Mike Pence, i cili e dënoi episodin që shkaktoi indinjatë brenda kufijve amerikanë, e jashtë tyre. “Kjo e sotmja ishte një ditë e errët në historinë e Capitolit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Por falë lëvizjeve të shpejta të policisë së tij, dhe forcave federale, shtetërorë dhe lokale ligjzbatuese, dhuna u fashit. Kapitoli është i sigurtë dhe puna e tij do të vazhdojë. Ne e dënojmë dhunën në mënyrën më të fortë të mundshme. Ne pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, dhe lëndimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”. Pas disa fjalimeve të anëtarëve të tij, Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden. Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë. “Dhuna nuk fiton kurrë. Liria fiton, dhe kjo është ende shtëpia e popullit. Ndërsa rimblidhemi në këtë dhomë, bota do të jetë përsëri dëshmitare e rezistencës dhe forcës së demokracisë sonë”, tha Pence. Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell tha se “ne do të kryejmë detyrën tonë sipas Kushtetutës për kombin tonë.” Ndërsa lideri demokrat i senatit, Chuck Schumer e hodhi përgjegjësinë mbi presidentin Trump, duke thënë se kjo do të jetë një njollë mbi vendin tonë jo aq lehtë për t’u zhdukur. New York Post shkruante se Trump tani mund të shkarkohet, duke cituar amendamentin e 25-të që parashikon largimin e presidentit “ nëse nuk është në gjendje të përmbushë detyrat e tij.

Top News- Arrestohet ish-ambasadori, doli në skandalet e dosjes Epstein
23/02 23:00
Top Channel/ Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë, BE del huq në 4-vjetorin e luftës
23/02 22:57
Top Channel/ Bora “paralizon” SHBA, anulohen 5.600 fluturime
23/02 22:50
Top Channel/ Nga polic në ‘kokën’ e një prej karteleve më famëkeqe të drogës, kush ishte ‘El Mencho’
23/02 22:46
Top Channel/ Arrestohet ish-ministri britanik Mandelson prej dosjes “Epstein”
23/02 22:37
Top News- Dhunë e kaos në Meksikë, vdekja e bosit të drogës sjell kaos e vrasje masive
23/02 22:14
Top Channel/ Vdekja e bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare
23/02 21:42
Top Channel/ Kaos në Meksikë, eliminohen 25 ushtarë, rrezikohet Botërori
23/02 20:01
Top Channel/ Princi Andrew, akuza të reja: Udhëtime e masazhe me paratë e taksapaguesve!
23/02 16:25
Top Channel/ Konjufca, në krye të dialogut me Serbinë: Procesi i kalon MPJ-së!
23/02 15:23
Top News – Rusia ‘shpall’ fitoren në Ukrainë / Banderolë në ambasadën ruse, proteston Koreja e Jugut
23/02 15:01
Top News – Të fortët shkelin ligjin ndërkombëtar / OKB dënon rritjen globale të ‘sundimit të forcës’
23/02 14:54
Top News – Hungaria bllokon sanksionet për Rusinë / BE e zemëruar, Macron kërkon të rritet presioni
23/02 14:46
Top News – SHBA tërheq trupat nga Siria / Autokolona me kamionë dhe mjete të blinduara
23/02 14:43
Top News – Në shkollë me makinat e xhandarmërisë / Uji i përmbytjeve s’është tërhequr ende në Francë
23/02 14:37
Top News – Të hiqet nga linja e trashëgimisë së fronit / Australia kundër vëllait të mbretit Charles
23/02 14:32
Top News- Grenlanda i thotë Trumpit: ‘Jo faleminderit’/ Refuzon ofertën për dërgimin e anijes spital
23/02 12:40
Top News – ‘Putin ka nisur Luftën e III Botërore’/ Zelenski flet për BBC: Duhet ndaluar me çdo kusht
23/02 12:40
Top News – Armada e Trumpit rrethon Iranin / Eskorta e USS Gerald Ford në Mesdhe, ‘do mbrohemi’
23/02 12:30
Top Channel/ Zelensky për BBC: “Lufta e tretë botërore ka nisur, Putin duhet ndaluar”!
23/02 12:08
DIGITALB DIGITALB