Policia e Durrësit ka arrestuar dy kushërinjtë e shpallur në kërkim për vrasjen e 45-vjeçarit Denis Çumani, ngjarje e ndodhur në janar të këtij viti në Shijak. Në pranga kanë rënë Indrit Ferra, 38 vjeç, dhe Dorian Ferra, 36 vjeç, të dy banues në Shijak. Ndaj tyre Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.