Shkon në 4 numri i personave të arrestuar në kuadër të konfliktit të shënuar në Lezhë dy ditë më parë, ku një grup personash u përfshinë në një sherr me sende të forta. Pas arretimit të Fatjon Gjini dhe Ervin Nikës, policia e Lezhës vuri në pranga edhe Redjan Margjonaj si dhe një të mitur të moshës 15 vjec, ndërkohë që vijon të jetë në kërkim një tjetër i mitur, i dyshuar i përfshirë në këtë konflikt.