Policia ka arrestuar një prej autorëve të konfliktit në Peqin në nëntor të vitit 2023, ku i panishëm ka qenë dhe kryetari i Bashkisë Bukurosh Maçi. Bëhet fjalë për shtetasin Adriatik Çeka 40 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Ky shtetas rezulton i dënuar me parë për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje.