Një konflikt mes dy bashkëshortëve ka përfunduar me plagosjen e një 38-vjeçareje në lagjen 14 të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, teksa sipas informacionit paraprak të Policisë, 43-vjeçari Xhavat Lala dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, Adelina Lala, 38 vjeçe, e ka goditur atë në kokë me thikë. Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari. Të dy bashkëshortët janë paraqitur në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së konfliktit, si dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes. Hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësive dhe rrethanave të plota të rastit.