Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e një personi. Burime bëjnë me dije se përplasja mes disa personave ka nisur për një vend parkimi dhe është përshkallëzuar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes, ku një prej të përfshirëve është goditur me sende të forta në kokë. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën mjekësore të specializuar.