Një konflikt i castit, i konsideruar deri në këtë fazë si sherr banal mes dy të rinjve në Durrës, përfundoi në pasoja serioze për një shtetas. Kristo Domi u përlesh fizikisht me Gëzim Mukën, sherr i cili agravoi në përdorimin e sendeve të forta, ku për pasojë ky i fundit morri dëmtime. Ngjarja u shënua në lagjen nr 14 të qytetit bregdetar, ku policia pasi u njoftua për rastin në fjalë, identifikoi dhe vuri në pranga autorin e dyshuar, 26 vjecarin Kristo Domi. I dëmtuari u transportua nga spitali rajonal i Durrësit drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, ku paraprakisht bëhet me dije se ai ka dëmtime të rënda në kokë dhe ndohet jashtë rrezikut për jetën.