Prokuroria e Lushnjës ka konfiskuar pasuritë e tre personave, Demir Licka, Fatmir Abdurramani dhe Julian Sulës, të cilët dyshohet se kanë ngritur pasuritë e tyre duke kryer veprimtari të paligjshme. Në njoftimin e prokurorisë, bëhet me dije se hetimet ndaj tyre janë nisur në vitin 2021 dhe janë përfunduar në nëntor të këtij viti duke vendosur konfiskimin e pasurive të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të këtyre personave.