Autoritetet nga Kolumbia dhe SHBA kanë konfiskuar më shumë se katër tonë kokainë që i përkiste disidentëve të FARC-ut, afër ujërave të salvadorit. Operacioni u krye në koordinim me autoritetet detare amerikane. “Pas një ndjekjeje në det të dy barkave, policia konfiskoi 4156 kilogram drogë që ishte nisur nga porti kolumbian Tumaco. Shtatë persona u arrestuan, mes tyre pesë kolumbianë dhe dy shtetas nga ekuadori”, tha policia në një deklaratë.